Kuvajti u ka bërë thirrje qytetarëve dhe banorëve të huaj që të shmangin udhëtimet e panevojshme duke filluar nga mesnata e së martës, 7 prill, deri në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Brendshme në platformën X, qytetarët këshillohen të qëndrojnë në shtëpi dhe të dalin vetëm në raste urgjente.

Autoritetet theksojnë se kjo masë është marrë si paralajmërim paraprak, vetëm pak orë para skadimit të një ultimatumi nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili ka kërcënuar me goditje ndaj infrastrukturës kyçe të Iranit.

Ndërkohë, situata mbetet e tensionuar dhe autoritetet lokale u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal gjatë kësaj periudhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *