Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka bërë të ditur çmimet e derivateve të naftës për ditën e sotme në Kosovë.

Sipas njoftimit zyrtar, çmimi maksimal i lejuar për naftë është 1.91 euro për litër, për benzinë 1.47 euro, ndërsa për gas 0.82 euro për litër.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme u regjistrua një rënie e çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare, pas marrëveshjes së armëpushimit mes SHBA-së dhe Iranit. Megjithatë, sot vërehet sërish një rritje e çmimeve të karburanteve në tregjet ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *