Policia në Istog gjobit një shofer, personi ishte shtrirë mbi veturë gjatë lëvizjes

Stacioni Policor në Istog ka shqiptuar një tiketë ndaj një kundërvajtësi, i cili më 04.04.2026 ka lëvizur me veturën e tij, ndërsa mbi automjet ishte i shtrirë një person tjetër.

Sipas policisë, me këtë veprim është rrezikuar seriozisht jeta e personit që ndodhej mbi veturë, si dhe është cenuar siguria në komunikacion.

Autoritetet kanë theksuar se veprime të tilla përbëjnë shkelje të rregullave të trafikut dhe rrezikojnë jetën e pjesëmarrësve në komunikacion, andaj ndaj shoferit është shqiptuar gjobë në vlerë prej 150 euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *