Tre persona janë kapur në flagrancë gjatë një vjedhjeje në fshatin Poslisht të Prizrenit.
Sipas informacioneve, bëhet fjalë për të dyshuarit me inicialet B.H., N.A. dhe D.P., ku B.H. dyshohet se është miku i familjes në shtëpinë e së cilës ndodhi vjedhja.
Ata janë arrestuar në orët e para të mëngjesit, pasi policia ka ndërhyrë në momentin kur vjedhja ishte ende duke u zhvilluar.
Gjatë operacionit policor janë sekuestruar stoli dhe bizhuteri të vjedhura, si dhe një veturë që dyshohet se është përdorur nga të dyshuarit.
Me vendim të prokurorit, të tre të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.
