Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po e përdor tradhtinë si mjet për të mbajtur pushtetin, duke theksuar se sipas tij mediat janë bërë “armiku i vetëm” i tij.
Arifi gjithashtu tha se Kurti ka tradhtuar partnerët politikë, aleatët ndërkombëtarë si dhe komunitetet shqiptare në rajon.
“Kurti, i cili tradhtinë e ka armë kryesore për të arritur qëllimin e pushtetit total dhe që e ka përdorur pandërprerë, fillimisht ndaj shokëve të tij partiakë, pastaj ndaj partive politike shqiptare, partnerëve ndërkombëtarë të Kosovës, si dhe ndaj shqiptarëve të Luginës dhe Maqedonisë, tashmë ka mbetur vetëm me një “armik”: Media, sepse ndër të tjera e mbron UÇK-në”, ka deklaruar ai
