Gazetari Valon Syla ka deklaruar në emisionin “Pressing” në T7 se kryeministri Albin Kurti po kërkon për president, siç u shpreh ai, “një shmoklan”, duke përmendur emrat e Glauk Konjufcës dhe Albulena Haxhiut.

Sipas Sylës, Kurti po e trajton postin e Presidentit si një lloj bastoreje, ndërkohë që ky post, sipas tij, duhet të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve, edhe të atyre që nuk mbështesin Kurtin.

“Albin Kurti e do një ‘shmoklan’ për president – një Glauk që mund ta nxjerrë kandidat kurdoherë, apo një Albulenë që e kandidon edhe 48 herë dhe sërish rrëzohet. E ka bërë postin e Presidentit si bastore. Presidenti është një fuqi, një gjysmë pushteti, dhe duhet të më mbrojë edhe mua që nuk jam me Albin Kurtin”, është shprehur Syla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *