Zoja Oroshi, 39 vjeçe me origjinë nga Gjakova, është vrarë të dielën e Pashkëve pasdite në Austri, raportojnë mediat austriake.

Ajo është gjetur pa shenja jete në kopshtin e shtëpisë së saj, me plagë nga thika dhe arma e zjarrit.

Si i dyshuar kryesor për këtë rast është ish-burri i saj, 47-vjeçar, i cili tashmë ndodhet në paraburgim.

Sipas raportimeve, çifti kishte katër fëmijë dhe më herët kishin pasur konflikte familjare. Mediat austriake shkruajnë se krimi mund të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes tyre, por motivi i saktë ende nuk është bërë i ditur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *