Pas rritjes së çmimit të naftës, nga nesër pritet të shtrenjtohen edhe biletat e transportit ndërurban.

Këtë e ka bërë të ditur njëra nga kompanitë e udhëtimit, M.T., e cila operon në linjën Prishtinë–Prizren dhe anasjelltas. Sipas tyre, vendimi për rritjen e çmimeve lidhet me lëvizjet në bursë dhe rritjen e kostove të operimit.

“Njoftojmë udhëtarët se nga data 22.03.2026 do të hyjnë në fuqi çmimet e reja për linjat ndërurbane. Ky ndryshim vjen si rezultat i rritjes së çmimit të naftës dhe shpenzimeve të tjera të transportit. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe besimin”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *