nesër segmentin

Prishtina Mall, Veternik

QMI në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët për një bllokim të përkohshëm të qarkullimit në segmentin e rrugës nacionale N2 në Prishtina, për shkak të organizimit të garës ndërkombëtare të vrapimit rrugor “Kosova në Lëvizje”.

Sipas njoftimit, gara e planifikuar nga Federata Atletike e Kosovës do të mbahet më 22 mars 2026, nga ora 09:00 deri në 11:00, në segmentin Prishtina Mall – Veternik – Qendra e Mjekësisë Interne (QMI).

Policia ka kërkuar mirëkuptim nga pjesëmarrësit në trafik, duke i lutur që gjatë kësaj periudhe të shmangin këtë segment rrugor dhe të përdorin rrugë alternative.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *