Një tifoz i Celta Vigos mbeti i plagosur pas përleshjeve me tifozë të Lyonit, pas përfundimit të ndeshjes së Europa League.

Sipas raportimeve, incidenti ndodhi gjatë natës, kur dy grupe tifozësh u përfshinë në një konflikt që përshkallëzoi në dhunë, shkruan IndeksOnline.

Gjatë përplasjes, tifozi spanjoll u godit me thikë dhe u dërgua në spital për trajtim mjekësor. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndërhyri për të shpërndarë turmat dhe ka arrestuar një të dyshuar, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vazhdim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *