Policia e Kosovës ka shpallur konkurs për plotësimin e disa pozitave të lira të punës. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të Policisë në Facebook.
Sipas njoftimit, Policia është në kërkim të një tekniku për instalime elektrike, si dhe një zyrtari të lartë për menaxhimin e objekteve, ndërsa janë hapur edhe disa pozita të tjera të ndryshme.

