Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka njoftuar se, bazuar në vendimin e datës 05.04.2026 për caktimin e çmimeve maksimale, për datën 06.04.2026 kanë ndryshuar çmimet e lejuara për derivatet e naftës.
Ndryshe nga dita e djeshme, kur një litër naftë kushtonte 1.86 euro, sot çmimi i saj është rritur në 1.88 euro për litër.
Ndërkohë, sipas MINT-it, çmimi maksimal i lejuar për benzinën është 1.46 euro për litër.

